Tatim shtesë tregtarëve të naftës/ Kërkesa në Kuvend: 50% të të ardhurave dhe për çelikun, çimenton e kromin

20/12/2022 19:47

Deputetët e komisionit të ekonomisë përshëndetën vendimin e qeverisë për të taksuar me 50% të ardhurat e jashtëzakonshme të prodhuesve privatë të energjisë që nuk ia shesin shtetit, por e tregtojnë atë më lirë në treg.

Por, ata kanë kërkuar që i njëjti parim të ndiqet edhe me karburantet dhe sektorë të tjerë.

Debati pati edhe për çmimin e karburanteve ku socialisti Erion Braçe kërkoi t’i jepet fund favorizimeve dhe të ketë më shumë kontroll pasi sipas tij kompanitë po abuzojnë me rritjen e çmimeve.

Detyrimi për taksimin e jashtëzakonshëm të prodhuesve të energjisë prek tre kompani “Shtatkraft”, “Ayen” dhe “Kurum” ku shteti synon të arkëtojë rreth 70 milionë euro.

Top Channel