Shkaktoi tre viktima/ Zjarr i madh në vendngjarje, mbyllet një pjesë e gazsjellësit rus pas shpërthimit

20/12/2022 17:34

Tre persona mbetën të vrarë pas shpërthimit të tubacionit të gazit këtë të martë në Rusi.

Kjo situatë solli mbylljen e një pjesë të gazsjellësit rus Urgenoi-Pomary-Uzhhorod.

Tubacioni, i cili të çon nga Siberia veriperëndimore në Rusi përmes Ukrainës, u ndërpre në zonën Chuvashia të Rusisë, në rajonin perëndimor.

Tubacioni, i cili sjell gazin në Evropë nga Rusia, u ndërtua në vitet 1980. Deri më tani nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Top Channel