Një grabitje e madhe spektakolare ka ndodhur mëngjesin e së martës në qendër të Athinës, në dyqanin e orëve të shtrenjta Rolex.
Katër persona me fytyrë të mbuluara dhe me pistoletë kanë shkuar tek dyqani Rolex në rrugën Kolokotroni N-1 në sheshin Karytsi rreth orës 10:55, kanë gjuajtur rojën duke e lënduar dhe kanë çmobilizuar punonjësit me përdorimin e armës.
Më pas kanë thyer xhamin dhe kanë marrë ora me vlerë të madhe, të vlerësuara në qindra mijëra euro. Sipas informacioneve të para thuhet se kanë grabitur 15-20 ora Rolex dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes me dy motoçikleta.
Në vendngjarje është gjetur një çekiç, ndërsa policia ka nisur hetimet për arrestimin e tyre dhe një operacion madhor është në zhvillim.
Top Channel