Sunak: Mbretëria e Bashkuar e përkushtuar ndaj pranisë së NATO-s në Estoni

19/12/2022 21:41

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak deklaroi ditwn e sotme se vendi i tij është “absolutisht e përkushtuar” ndaj Estonisë dhe pranisë së NATO-s në shtetin baltik, pavarësisht përgjysmimit të trupave britanike atje vitin e ardhshëm.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në bazën ushtarake Tapa në Estoni, pas pyetjes për pakësimin e trupave.

“Epo, ajo që u them estonezëve është se ne po përmbushim angazhimet e marra në samitin e NATO-s në Madrid. Tani, ka pasur gjithmonë një rritje të përkohshme të trupave, por ajo që ne në fakt po bëjmë është të rrisim aftësinë e pranisë sonë këtu, duke rritur vdekshmërinë e saj.

Ne po mbështesim gjithashtu forcat e armatosura estoneze këtu me selinë e tyre divizioni. Ne po i mbajmë në gatishmëri burimet e tjera në mënyrë që ato të mund të vendosen këtu në një moment dhe do të rrisim sasinë e ushtrimeve që bëjmë këtu në Estoni. Këtë do ta shihni vitin e ardhshëm kur të mbërrijnë helikopterët”, deklaroi Rish Sunak

Top Channel