Punësimet me mik/ Ekspertët: 60 për qind e shqiptarëve vetëm kështu e gjejnë vendin e punës

19/12/2022 12:14

Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit që tregu i punës ka një etje të madhe për punëtorë. Punëtorët nga ana tjetër janë bërë më të zgjuar. Kërkojnë të dinë që në fillim pagën dhe kushtet e punës.

Megjithatë, studimet e fundit të kryera nga ekspertë të punësimit tregojnë se pjesa më e madhe e shqiptarëve punësohen me mik.

 “Forma më klasike është punësimi me mik dhe sugjerim nga stafi, që zënë 60% të punësimeve në treg. Formë e dytë më e përhapur e punësimit është nëpërmjet partnerëve dhe bashkëpunëtorëve. Që do të thotë që dikush që ka korrespondencë dhe bashkëpunim të përditshëm me kompani, furnitorë, sjellës të lëndës së parë. Nëse nuk e gjejnë punëtorin tek stafi apo njohjet i thonë atij: Ke dikë që të ma sugjerosh”, thotë Erion Muça.

Eksperti pohon se pronarët duhet të dinë si t’i joshin punëtorët.

Sot duhet të promovohen përmirësimet që ndodhin. Pronari nuk duhet të shkruajë tek njoftimi ‘Kërkojmë kamarier apo banakier’. Por paga e kamarierit është kaq dhe për një vit mbi bazën e rezultateve bëhesh menaxher lokali. Ti pra i ofron një mundësi të promovimit të brendshëm dhe përmes kësaj duhet të luftohet dhe konkurrohet mes industrive dhe sipërmarrjeve, jo përmes nevojës që ti ke. Ne kërkojmë 20 mijë punonjës thotë ai i Shoqatës së Industrisë së Fasonëve.

Por nuk tregojnë se si funksionon puna aty. Sa orë punojnë në javë, sa i respektohen kontratat e punës, sa i jepet mundësi dhe hapësirë për jetë sociale. Sa interesohesh për një punonjës që është sëmurë, sa interesohesh për një punonjës që ka halle dhe shqetësime familjare dhe si i trajton këta punonjës kur te ulet rendimenti dhe produktiviteti në punë. Ky është sistemi i motivimit të punëtorit. Tani ka filluar konkurrenca e vërtetë në tregun për punonjës në Shqipëri”, shpjegon Muça.

Top Channel