Festivali i Filmit në Kanë dënon arrestimin e aktores iraniane/ Taraneh Alidoosti shprehu mbështetje të protestave

19/12/2022 17:09

Festivali i Filmit në Kanë dënoi të hënën arrestimin e aktores iraniane Taraneh Alidoosti përmes një postimi në rrjetet sociale që kritikonte qeverinë, duke bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të saj.

“Aktorja iraniane Taraneh Alidoosti u arrestua të shtunën më 17 dhjetor si rezultat i mbështetjes së saj për lëvizjen për liri në vendin e saj”, tha Festivali i Filmit në Kanë në Twitter.

Organizata i dha “mbështetjen e plotë” Alidoostit, e cila ishte në Kanë 2022 për rolin e saj në “Vëllezërit e Leila” të regjisorit Saeed Roustayi, në solidaritet me “luftën paqësore që ajo po kryen për lirinë dhe të drejtat e grave”.

“Festivali i Kanës e dënon fuqishëm këtë arrestim dhe kërkon lirimin e saj të menjëhershëm”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se të shtunën, Alidoosti, një aktore e njohur iraniane u arrestua për mbështetjen e saj ndaj protestave disamujore në vend.

Aktorja fituese e çmimeve, e cila është shprehur e ashpër ndaj qeverisë, më herët kundërshtoi ekzekutimin e Mohsen Shikarit, i cili u bë personi i parë që u ekzekutua në lidhje me protestat gjithëpërfshirëse.

Top Channel