Dy shqiptarë vriten në Athinë! Autori hyn në lokal dhe qëllon me breshëri plumbash, plagoset dhe një vajzë (Video)

18/12/2022 21:55

Dy të vdekur dhe një e plagosur është bilanci i një atentati që ndodhi në një lokali në lagjen Nea Zmirni në Athinë.

Sipas burimeve nga vendngjarja, viktimat  janë shtetas shqiptarë, ndërsa vajza e plagosur është shtetase greke. Ajo po kurohet në spitalin Evangjelizmos, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar hyri në lokal dhe qëlloi mbi tre personat që ndodheshin brenda, duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre. Shtetasi tjetër ndërroi jetë në spitalin e Kryqit të Kuq.

Dëshmitarë okularë thanë se autori ishte i maskuar. Në zonë janë gjendur disa gëzhoja të kalibrit 9 mm, ndërsa mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm penal.

Patrulla policie po kërkojnë gjurmë të autorëve, për të cilët dyshohet se janë të paktën 2 ose 3 persona.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA