Trupat ukrainase zmbrapsin sulmet pranë 22 vendbanimeve në lindje

16/12/2022 20:55

Trupat ukrainase kanë zmbrapsur sulmet nga forcat ruse pranë 22 rajoneve përgjatë krahut lindor të vendit gjatë 24 orëve të fundit.

Në një mesazh në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se pushtuesit kishin nisur 23 sulme ajrore dhe katër sulme me raketa, dy prej të cilave goditën objektivat civilë në qytetin Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.

Në rajonin e Luhanskut, vendbanimet që u vunë në shënjestër ishin Novoselivske, Stelmakhivka, Ploshchanka, Chervonopopivka dhe Bilohorivka.

Ndërkohë, në rajonin e Donetskut, zonat e sulmuara ishin Hryhorivka, Vyimka, Yakovlivka, Soledar, Bakhmutske, Bakhmut, Klishchiivka, Andriivka, Kurdiumivka, Ozarianivka, Druzhba, Oleksandropil, Novobakhmutivka, Nevelskevokmy, Marainka.

“Gjithashtu, armiku kreu 78 sulme duke përdorur sisteme raketash me shumë lëshime. Kjo përfshin edhe viktima midis civilëve në zonat e banuara”, shtohet në deklaratë.

 

Top Channel