Varshava kërkonte sot shpjegime nga Kievi pasi kreu i policisë Jarosłaë Szymczyk u dërgua në spital me plagë të lehta.
Plagosja e mistershme e kreut të policisë së Polonisë erdhi pas shpërthimit të një pakoje që kishte marrë si dhuratë nga një zyrtar i lartë ukrainas, tha sot minsitria e brendshme vendase.
“Mëngjesin e djeshëm pati një shpërthim në një dhomë pranë zyrës së kreut të policisë. Një dhuratë për kreun e policisë që ai kishte marrë gjatë vizitës së punës në Ukrainë më 11 e 12 dhjetor”.
Szymczyk ishte takuar me krerët e policisë së Ukrainës dhe shërbimeve të emergjencës, ndërsa pakoja ishte dhuratë nga një prej zyrtarëve të shërbimeve të inteligjencës, tha ministria.
Plagosjet përshkruheshin si të vogla dhe zyrtari mbetet në spital nën mbikqyrje.
Edhe një punonjës i selisë së policisë pësoi plagë të vogla por nuk kërkoi trajtim spitalor.
“Pala polake i ka kërkuar palës ukrainase shpjegime”, shtohej në deklaratën e ministrisë .
Top Channel