A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Don Xhoni është pa diskutim një nga reperët më të përfolur të momentit.
Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.
E projekti më i fundit në fakt padyshim që ia ka mbushur zemrën plot të gjithë fansave të tij të zjarrtë. Reperi i hitit ‘Katile’ sapo publikoi EP-në e tij të parë (mini- album). Brenda vetëm para pak orësh, artisti ka ndarë me ne disa prej këngëve të shoqëruara së bashku me videoklip.
Epo Don Xhoni me të vërtetë i bëri ndjekësve dhuratën më të bukur për këtë fundvit.
Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 2 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 32 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku.
Top Channel