Pak më shumë se njëqind tifozë argjentinas u mblodhën këtë të enjte në portat e hotelit zyrtar të Federatës Argjentinase të Futbollit në Doha për të kërkuar që të nxjerrin në shitje biletat zyrtare që supozohet se janë bllokuar.
Ndërkohë që çmimet nga rishitja e biletave në tregun e zi është rritur deri në pesë herë më shumë se kostoja fillestare.
“Ne duam mundësinë e blerjes së biletave me çmime normale, nuk duam që ata të na falin gjë. Shumica prej nesh kemi qenë këtu që nga fillimi i Kupës së Botës; e kuptojmë që çmimet zyrtare në këtë pikë janë më të shtrenjta, nga 600 dollarë 1.500 dollarë, por askush nuk mund të paguajë atë që kërkohet nga rishitja e tyre në tregun e zi, ku çmimi ka shkuar deri në 5.000 dollarë”,- shpjegon një nga protestuesit.
Top Channel