Një djalë dy vjeçar mbijeton pasi gëlltitet nga gjitari më vdekjeprurës në botë, hipopotami!

16/12/2022 15:54

Një djalë dy vjeçar ka shpëtuar duke u gëlltitur nga një hipopotam në Ugandë të Afrikës.

Iga Paul ishte duke luajtur pranë shtëpisë së tij më pak se një kilometër nga skaji i liqenit Eduard në distriktin Kasese të Ugandës jugperëndimore kur u sulmua.

Hipopotami e kapi vogëlushin nga koka dhe gëlltiti gjysmën e trupit të tij. Një vendas fatmirësisht ndodhej aty dhe filloi të gjuante me gurë kafshën për ta ndaluar atë. Hipopotami nga frika e nxori fëmijën nga goja e tij dhe u fut në liqen.

Policia tha se ishte hera e parë që një hipopotam kishte dalë nga liqeni dhe kishte sulmuar një fëmijë të vogël.

“Instinktivisht, kafshët e egra i shohin njerëzit si një kërcënim dhe çdo ndërveprim mund t’i bëjë ata të veprojnë në mënyrë të çuditshme ose agresive”, tha policia.

Rreth 500 njerëz në të gjithë Afrikën vriten nga hipopotamët çdo vit, duke i bërë ata gjitarët më vdekjeprurës në botë.

Top Channel