19 viktima në Malajzi/ Rrëshqitjet e dheut godasin një kamp pushimi

16/12/2022 10:48

Të paktën 19 persona, përfshirë fëmijë kanë humbur jetën pas një rrëshqitje masive dheu mbi një kamp pushimi në Malajzi.

Familjet po flinin në çadrat e tyre kur rrëshqitja e dheut ndodhi rreth orës 03:00 të së premtes në qytezën Batang Kali.

Mediat lokale raportuan se autoritetet malajziane thanë se katërmbëdhjetë persona ishin ende të zhdukur dhe se rreth 700 anëtarë të forcave të kërkim shpëtimit janë të përfshirë në operacion.

Departamenti i Zjarrfikësve të Malajzisë tha se të paktën katër fëmijë ishin në mesin e të vdekurve.

Është e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëshqitjen e dheut, e cila ndodhi në një zonë kodrinore të pyllëzuar pranë rrugës në Batang Kali.

Pamjet e postuara në internet treguan përmsat kaotike të ngjarjes.

Ndërkohë Autoritetet lëshuan gjithashtu një urdhër për evakuimin e të gjitha kampeve në brigjet e lumenjve dhe zona të tjera me rrezik të lartë për shtatë ditët e ardhshme.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel