Çmimet e hidrokarbureve janë rritur me disa lekë, sipas vendimit që Bordi i Transparencës mori këtë të mërkurë.

Nafta ka pësuar një rritje prej gjashtë lekësh. Nga pasditja e sotme, do të shitet në pikat e karburantit për 202 lekë/litër.

Me tre lekë më shtrenjtë do të shitet dhe benzina. Nga 175 lekë, një litër benzinë tashmë do të shitet për 178 lekë.

Po ashtu, edhe çmimi i gazit është shtrenjtuar dhe do të shitet në pikat e karburantit për 71lekë për litër.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 102 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA