Pamjet/ Përmbytet gomonia me emigrantë në Kanalin Anglez! 4 viktima, 43 persona po luftojnë për jetën

14/12/2022 13:05

Një incident është raportuar të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kanalin Anglez, ku një gomone e vogël me emigrantë është përmbytur në brigjet e Kentit, ndërsa deri më tani janë konfirmuar 4 viktima.

Raportohet se dy helikopterë kërkim-shpëtimi, varka shpëtimi dhe varka të tjera të marinës britanike dhe franceze janë aktualisht duke operuar në vendngjarje.

Mediat britanike raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin të gjallë 43 persona, të cilët janë transportuar në spital me helikopter dhe po luftojnë për jetën.

Dyshohet se mbi 45 persona persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.

Gjatë natës të së martës, temperaturat ranë në 1 gradë C në Dover, gjasat janë të ketë qenë më ftohtë në det.

“Rojet bregdetare aktualisht po koordinojnë operacionin pas incidentit të një varke të vogël jashtë Kentit, duke punuar me Marinën, Forcën Kufitare, Policinë e Kentit dhe partnerë të tjerë”, njoftoi një zëdhënës i Agjencisë Detare britanike.

“Ne kemi dërguar varkat e shpëtimit Dover, Dungeness, Hastings dhe Ramsgate RNLI dhe ekipet e shpëtimit të rojës bregdetare Deal, Dungeness dhe Folkestone, së bashku me komandantin e zonës së rojes bregdetare”, shtoi ai.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe sekretarja Suella Braverman, e cila e quajti incidentin “shqetësues”.

Incidenti vjen vetëm disa orë pasi kryeministri Rishi Sunak prezantoi planin me pesë pika për të trajtuar imigracionin e paligjshëm në Britaninë e Madhe.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA