A do të dërgojë Joe Biden trupa në Ukrainë? Presidenti i SHBA-së i vendosur: Ne po…

13/12/2022 18:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka përsëritur qëndrimin e tij se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Jo, ne po dërgojmë materiale, siç kemi, miliona dollarë“, tha ai teksa u pyet nga gazetari.

Që nga fillimi i luftës, Biden ka qenë i qartë në qëndrimin e tij se SHBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

Dhe javën e kaluar, SHBA tha se po përgatitej t’i dërgonte Ukrainës një paketë ndihme ushtarake prej 275 milionë dollarësh, duke ofruar aftësi të reja për të mposhtur dronët dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore.

Top Channel