Ky avion sjell nga Anglia çdo javë, shqiptarë të cilët ndodheshim ilegalisht dhe kanë përfunduar dënimet e dhëna.

Këto pamje siguruar nga Top Channel tregojnë momentin kur 11 shqiptarë gjatë javës së shkuar mbërritën në aeroportin e Rinasit.

Nga aeroporti Stansted i Londrës ata janë shoqëruar me 20 roje sigurie të departamentit të dëbimeve të emigrantëve të jashtëligjshëm, në ministrinë e brendshme Home Office.

Gazeta Daily Mail ka ndjekur këtë operacion dëbimi dhe publikoi fotot e disa prej 11 shqiptarëve të dëbuar.

“Fotot e para të avionit nisur nga Britania me kriminelë shqiptarë të dëbuar në Shqipëri” është titulli shkrimit.

Kontaktuar nga Top Channel për më shumë detaje rreth këtyre 11 të dëbuarve një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme angleze tha:

“Ne në mënyrë të rregullt kemi fluturime dëbimi. Të 11 dëbuarit më të fundit  janë persona të dënuar për prodhim droge, shitje droge dhe emigrantë që hynë ilegalisht. Totali dënimeve dhënë personave të dëbuar është 26 vite e 7 muaj burg. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për deportim në vitin 2021 me palën shqiptare, ne kemi kthyer në Shqipëri më shumë se 1350 shtetas shqiptarë të përfshirë në kriminalitet dhe ata që mbërritën me gomone”.

Sipas ministrisë së drejtësisë angleze në burgjet e shtetit ishull në paraburgim apo në vuajtje dënimi janë mbi 1.336 shqiptarë. Secili prej tyre në një vit i kushton shtetit anglez rreth 46.000 stërlina ndërsa në total 57 milion stërlina në vit.

Top Channel