
Tre fëmijë kanë ndërruar jetë, pasi ranë në liqenin me akull në Angli.
Djemtë u dërguan fillimisht në spital në gjendje të rëndë, pasi pësuan arrest kardiak. Viktimat janë të moshës 8, 10 dhe 11 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë mbetet një fëmijë 6 vjeç.
Në Babbs Mill Park, aty ku ndodhi ngjarja e rëndë, ende po zhvillohet një operacion kërkimi-shpëtimi, pasi dyshohet se kanë qenë edhe dy të mitur të tjerë duke luajtur.
Policia nuk konfirmoi përfundimisht se sa të mitur u përfshinë në incident, ose nëse ndonjë prej tyre ishte ende i zhdukur, por raportimet fillestare tregojnë për gjashtë fëmijë që luanin në akullin e ngrirë.
“Kur shërbimi i zjarrfikësve mbërriti në vendngjarje, ne u informuam se ishin deri në gjashtë persona në ujë. Pra, pas shpëtimit të katër fëmijëve, ne kemi vazhduar operacionin e kërkim-shpëtimit për të konfirmuar nëse ka pasur të tjerë në ujë”, tha oficeri.
Dëshmitarët treguan se zjarrfikësit sapo kanë mbërritur kanë nisur të thyejnë akullin për të nxjerrë trupat e fëmijëve nga uji i ftohtë. Temperaturat e ulëta deri në -10 gradë Celsius kanë vështirësuar situatën, ndërsa njëri nga oficerët që ndodhej në krye të detyrës është dërguar në spital pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Top Channel