Pamjet/ Rrugët pushtohen nga balta, situatë katastrofike në Antalia pas shirave të rrëmbyeshëm

12/12/2022 11:05

Antalia po përballet me përmbytje pas shirave të rrëmbyeshëm të një dite më parë.

Sipas mediave turke, nuk raportohet për viktima, por përmbytjet shkaktuan shumë dëme, veçanërisht në Kumluca dhe Finike, dy rrethe të Antalias.

Në Kumluca, autoritetet lokale përdorën altoparlantë për të paralajmëruar vendasit që të qëndronin në shtëpi ose në vende të sigurta.

Ujërat dhe dherat morën para makina, ndërsa ka ndërprerje energjie.

Ndërkohë në Kumluca dhe Finike shkollat janë mbyllur këtë të hënë për shkak të përmbytjeve.

Guvernatori i qarkut për Kumlucan, Tekin Erdemir tha se shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje në disa lagje dhe shumë shtëpi e dyqane.

Nga përmbytjet është shembur edhe një urë, ndërsa disa rrugë në Kumluca janë dëmtuar gjithashtu.

FOTO GALERI
2/22

Top Channel