Të gjitha fluturimet në aeroportin Stansted në Britaninë e Madhe janë anuluar për shkak të motit të keq.

Aeroporti i Heathrow dhe Gatwick po ashtu kanë anuluar apo shtyrë fluturimet pasi bora, akulli dhe mjegulla e ftohtë kanë përfshirë Britaninë.

Në Skoci, Londër dhe në jugperëndim të Anglisë është lëshuar paralajmërim.

Trenat po ashtu kanë pasur vonesa dhe shoferët janë paralajmëruar që të ngasin me kujdes, pas disa aksidenteve në trafik.

Në njoftimin e aeroportit Stansted, të lëshuar mbrëmjen e së dielës, u tha se nuk është mbyllur vetëm pista për shkak të reshjeve të borës, por për shkak të motit të keq janë anuluar të gjitha fluturimet.

Ndërkaq, për shkak të motit të keq, në aeroportin Heathroë të dielën u anuluan mbi 50 fluturime.

Aeroporti Gatëick njoftoi se për shkak se kushtet atmosferike nuk ishin të sigurta, janë mbyllur pistat. Një numër i fluturimeve u anuluan apo u shtyn, ndërkaq 28 të tjera u dërguan në aeroporte të tjera.

“Kushtet e këqija atmosferike pritet të vazhdojnë gjatë natës dhe mund të ndërpresin edhe më tej shërbimet”, tha aeroporti mbrëmjen e së dielës.

Në ditët në vijim, Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me temperatura të ftohta. Në Skoci është parashikuar që temperaturat të bien në -15 gradë Celsius gjatë natës.

Top Channel