Tensionet në veri, Kryeministrja serbe bën thirrje për qetësi dhe durim
11/12/2022 13:09
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, bëri thirrje për qetësi dhe durim pas tensioneve të natës së kaluar në veri të Kosovës
“Të gjitha protestat duhet të jenë paqësore dhe demokratike. Ne duhet të mbrojmë gjënë e vetme më të rëndësishme për të gjithë: paqen”, shkroi ajo në Twitter.
Bërnabiq tha se “atë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e percepton si kërcënim janë thirrjet tona të vazhdueshme për paqe dhe stabilitet, dialog të hapur dhe të ndershëm, respektim dhe zbatim të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani”.
Top Channel