Festë për gjysmëfinalen! Tifozët e Marokut dhe Francës përleshen me policinë në Paris

11/12/2022 16:32

Tifozët e Francës dhe Marokut në Kupën e Botës, vërshuan në rrugët e Parisit pasi  ekipet e tyre arritën në  gjysmëfinale të turneut.

Turmat u bënë aq problematike, sa policisë franceze iu desh të përdorte hodhi gaz lotsjellës

Mijëra tifozë kishin mbushur rrugët menjëherë pas ndeshjes midis Marokut dhe Portugalisë, duke brohoritur, duke valëvitur flamuj dhe duke i rënë borive mes dislokimit të madh të forcave  policisë.

Edhe më shumë iu bashkuan turmës pas fitores së Francës kundër Anglisë.

Fitorja 1-0 ndaj Portugalisë  e marokenëve u festua nga Abidjan në Bregun e Fildishtë deri në Riad në Arabinë Saudite pasi u  pa si një fitore historike si për Afrikën ashtu edhe për botën arabe.

Por tani marokenet i pret një sfidë akoma më e madhe, përballja në gjysmëfinale me Francën.

Top Channel