Berisha rikthehet, Manaj në krye të sulmit, Maran ka vendosur, kjo është Shqipëria që kërkon fitoren!
Mbrëmjen e së enjtes do të luhet sfida mes Italisë dhe Francës në San Siro, një sfidë kjo shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat përsa i përket rrugëtimit të tyre në Nations League.
Formacioni i Të Kaltërve është praktikisht gati, por siç e deklaroi edhe vetë Mancini, janë ende disa vendime për t’u marrë. Dyshimet e trajnerit lidhen kryesisht me 2 role, mesfushë dhe sulm dhe në këtë pikë mund të merret në konsideratë edhe ndeshja e së dielës ndaj Belgjikës që mund të jetë vendimtare.
Ndaj Francës, Italia do të ketë një mbrojtje me 4 lojtarë të përbërë nga Kayode, Scalvini, Bastoni e Calafiori, ndërsa në mesfushë mund të gjejë hapësirë Fagioli apo Doumbia në vend të një mes Frattesi e me më shumë mundësi Barellas. Në këtë moment vetëm Tonali duket se e ka të sigurt fanellën e titullarit. Në sulm është praktikisht e kryer prania e vëllezërve Esposito, Sebastiano në të djathtë e Pio në qendër, ndërsa në të majtën, Mancini duket se po shkon drejt aktivizimit të Cambiaghit që nga minuta e parë, me këtë të fundit që gjithsesi është në balotazh me Koleosho ose Cisse edhe pse për këtë të fundit është pak më e vështirë
Formacioni i mundshëm i Italisë (4-3-3): Donnarumma; Kayode, Scalvini, Bastoni, Calafiori; Frattesi, Tonali, Barella; S. Esposito, P. Esposito, Cambiaghi (Carnesecchi, Vicario, Palestra, Ahanor, Gatti, Dimarco, Doumbia, Koleosho, Fagioli, Pisilli, Liberali, Scamacca, Cisse)
Ndërsa te Franca është e konfirmuar mungesa e Mbappe dhe për Zidane dilemat janë vetëm në repartin e sulmit ku i vetmi që e ka të sigurt vendin e titullarit është Doue që duket se do të mbështetet nga Olise, Cherki e Barcola. Në portë është Maignan, ndërsa në mbrojtjes duket se janë përzgjedhur Gusto, Jacquet, Upamecano e Truffert, në mesfushë duket se Zidane ka zgjedhur të hedhë në fushë Rabiot dhe Da Cunha.
Formacioni i mundshëm i Francës(4-2-3-1): Maignan; Gusto, Jacquet, Upamecano, Truffert; Da Cunha, Rabiot; Olise, Cherki, Barcola; Doué (Restes, Birckel, Konate, Yoro, Kumbedi, Diouf, Zaire-Emery, Camavinga, Mayulu, Kroupi, Pagis).
Top Channel