Në 2018 qeveria mbylli pikat e basteve, por ky vendimi as nuk zhduku lojërat e fatit dhe as nuk i ndaloi shqiptarët të luajnë skedina.

Afërsisht për 4 vite ish-pronarët e salloneve të basteve dhe lojërave të fatit, aktivitetin e bixhozit e zhvilluan në rrugën e informalitetit. Një djalë i ri nga Tirana thotë që për 15 vite rresht nuk ka ndalur kurrë së vëni skedina.

” U mbyllën pikat e basteve por ka pas mundësi që njerëzit që kanë dëshirë të luajnë e janë gjet mënyrën që të luajnë pasi ka pas pa fund pika i informale”.

Si janë këto pikat informale?

“Zakonisht janë njerëz që kanë një llogari dhe janë në pikat e lokaleve ose të ish-pikave të lotove”.

Në vitin 2023 pritet që të legalizohen bastet sportive online, nga të cilat buxheti i shtetit do të vjelë të ardhura nga ky aktvitet. Por sa lojtarët e vjetër do të vazhdojë në të jenë lojtarët besnik të bixhozit informal, dhe kjo e ka një arsye se përse.

“Unë që jam i vjetër në këtë zanat na do loz tek informalet ne na intereson koeficenti, pasi zakonisht informalet të ofrojnë një pikë më të lartë se pikat zyrtare. Besoj se edhe këto formalet do të kenë një pikë informale siç ka ekzistuar gjithmonë”.

A ke pas siguri për paratë që ke dhenë? Si ka funksionuar ky informalitet?

“Unë nuk kam pas probleme, por di raste që çunat nuk kanë marrë lekët e lotos së fituar”.

Në botën e bixhozit të paligjshëm, është besimi midis lojtarit dhe pronarit të llogarive të basteve, ai që qarkullon paranë.

Po si ia jep paratë ti kur luan skedinën?

Çdo gjë funksion kesh dhe me çështje besimi, nuk hyn ligji këtu. Fjala jote kundër fjalës, nëse fiton do marrësh nëse jo, do humbësh e thjeshtë. Ja se si e vendim një loto duke qenë se kemi botëror unë jam tifoz me Brazilin dhe do t’i vë 5 euro. Çdo gjë është e lehtë lekët në llogari mi ka hedh menaxheri i llogarisë”.

Në një telefon të thejshtë smart mund të nga skedinat e deri tek lojrat e ndryshme të fatit si kazino, apo dhe poker. Në këto katër vite pronarët e lojrave të fatit kanë qarkulluar shumë të mëdha parash, pa i pyetur askush për burimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA