Entuziazëm dhe festë e jashtëzakonshme e tifozëve të Marokut për kualifikimin historik në gjysmëfinale të Kupës së Botës, “Katar 2022”, pasi mposhti 1-0 Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Në Rabat, Marrakech e shumë qytete të tjera të vendit afrikano-verior, njerëzit janë derdhur lumë në rrugë e sheshe duke festuar me këngë e valle.

Grumbullime të tifozëve marokenë ka pasur edhe në Londër e Milano, ndërsa në Holandë, fansat e Marokut kanë bërë edhe policin holandez të festojë më ta./ Super Sport.

Top Channel