Elton John është bërë personazhi i fundit i famshëm që është larguar nga Twitter që nga blerja e tij nga Elon Musk.
Këngëtari, fajësoi “ndryshimin e politikës” të platformës rreth dezinformatave.
“Gjatë gjithë jetës sime jam përpjekur të përdor muzikën për t’i bashkuar njerëzit. Megjithatë më trishton kur shoh sesi keqinformimi po përdoret tani për të përçarë botën tonë. Kam vendosur të mos përdor më Twitter, duke pasur parasysh ndryshimin e tyre të fundit në politikë, i cili do të lejojë që dezinformata të lulëzojë pa kontroll”, shkroi ai në postimin e tij të fundit në Twitter.
Twitter ndaloi marrjen e masave kundër llogarive që përhapin informacione mashtruese rreth Covid-19 muajin e kaluar.
Në përgjigje të njoftimit të Sir Elton, Musk tha se shpresonte që ylli të kthehej.
“Unë e dua muzikën tuaj. Shpresoj që të ktheheni. A ka ndonjë dezinformatë në veçanti për të cilën jeni të shqetësuar?”, shkroi Musk.
Që kur Musk përfundoi blerjen e tij në Twitter në tetor, ka pasur polemika mbi rikthimin e politikave të Covid-it, si dhe lëvizje të tjera.
Një mori fytyrash të famshme, aktorët Jim Carrey dhe Whoopi Goldberg, supermodelja Gigi Hadid dhe muzikanti i White Stripes Jack White , janë larguar përgjithmonë nga Twitter, duke përmendur liderin e ri si arsyen kryesore të largimit.
Top Channel