Aktorja e ‘Wednesday’ dikur i ka kërkuar autograf këngëtares Adele pa i treguar se ishte për të

10/12/2022 15:22

Aktorja e njohur Catherine Zeta-Jones së fundmi ka pozuar për kopertinën e “Parade Magazine” dhe ka zbuluar se hera e fundit që kërkoi një autograf ishte kur u takua me yllin e muzikës, Adele.

Pasi i dhashë Adele Oscar-in, i kërkova të firmoste një copë letër. Nuk i thashë se ishte për mua! Unë gjithashtu kam një fotografi tonën në prapaskenë.

Zeta-Jones aktualisht po shijon suksesin e serialit të saj të ri të Netflix “Wednesday”. Duke folur për rolin e saj si Morticia Addams, nëna ikonë e një adoleshenteje në serial, Catherine tha se instinktet e saj prej nëne u shfaqën. Seriali regjistroi gjithsej 341.2 milionë orë të shikuara vetëm një javë pasi u shfaq premierë më 23 nëntor. Rekordi u mbajt për herë të fundit nga “Stranger Things 4”, i cili kishte regjistruar 335 milionë orë të shikuara në javën e parë të plotë në Netflix.

Në “Wednesday”, Jenna Ortega luan personazhin ikonik të familjes Addams, një rol i interpretuar më parë nga Christina Ricci. Në një intervistë të re, Jenna zbuloi se nuk kishte kërkuar këshilla nga Christina se si të luante personazhin. ‘Wednesday’ zhvillohet në Akademinë Nevermore, një shkollë me konvikt për të dëbuarit si sirenat, ujqërit dhe vampirët.

Rikujtojmë, se Catherine ka folur së fundmi në një intervistë për ‘The Telegraph’ rreth martesës së saj 22-vjeçare me Michael Douglas. Zeta-Jones dhe Douglas u takuan për herë të parë në Francë në 1998-ën pasi u prezantuan nga Danny DeVito. Pasi u martuan në nëntor 2000, çifti u përfol për një krizë duke përfshirë një ndarje të shkurtër në vitin 2013 por arritën ta gjenin rrugën për t’u kthyer tek njëri-tjetri. Ndërkaq, diferenca e tyre 25-vjeçare në moshë ka qenë një çështje shumë e përfolur. Zeta-Jones e bëri të qartë në intervistën e saj se mosha është vetëm një numër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA