Reshjet e dëborës mund të godasin disa pjesë të Anglisë jugore brenda disa ditësh.
Sinoptikanët paralajmërojnë se javën e ardhshme temperaturat mund të shkojnë deri në -15 gradë C, sipas Sky News.
Zyra Met ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për borë dhe akull për Londrën dhe Juglindjen e Anglisë nga ora 9 e mëngjesit të së dielës deri në orën 9 të mëngjesit të së hënës, duke thënë se dy deri në pesë centimetra borë mund të bien gati në të gjithë zonën, kurse deri në 10 centimetra në disa vende.
Temperaturat ranë deri në -9C (15F) në Benson gjatë natës dhe parashikuesja e motit të Sky News, Joanna Robinson tha se -15 gradë Celsius mund të arrihet në Skoci, ku ka reshje bore.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore ka paralajmëruar se qytetarët që preken nga temperaturat e duhet të ngrohin shtëpitë e tyre në të paktën 18 gradë Celsius, të vidhen mirë dhe të hanë ushqim të nxehtë.
Ndërsa në zonat e Britanisë që janë goditur nga ngrirja, qytetarët me të ardhurat më të ulëta në Angli dhe Uells do të marrin një pagesë prej 25 £ për motin e ftohtë.
Pagesat e dimrit aktivizohen për familjet ku temperatura mesatare ka qenë ose parashikohet të jetë 0C ose më e ulët për një periudhë prej shtatë ditësh radhazi.
Akulli në Anglinë bregdetare dhe pjesë të Irlandës së Veriut e Uellsit pritet të vazhdojnë edhe të shtunën.
Top Channel