Trump zbulon operacionin sekret ushtarak/ Mbi 100 milionë fuçi naftë të transportuara përmes Ngushticës së Hormuzit: Për Iranin, gjithçka ka mbaruar Katër persona, të cilësuar si mjaft “aktivë në Parlamentin Evropian” janë arrestuar mes dyshimeve për korrupsion që përfshin “një vend të Gjirit Persik”.
Zyra e Prokurorisë Federale të Belgjikës tha se gjeti 600,000 euro kesh dhe sekuestroi kompjuterë dhe telefona celularë në operacionin e së premtes.
Hetimi ishte përqendruar kryesisht te asistentët e parlamentit evropian, por edhe një ish-deputet ishte marrë në pyetje.
“Për disa muaj, hetuesit e Policisë Gjyqësore Federale kanë dyshuar për një vend të Gjirit që ndikon në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian, kjo bëhet duke paguar shuma të mëdha parash ose duke u ofruar dhurata të mëdha palëve të treta me rëndësi politike ose pozicion strategjik brenda Parlamentit Evropian”, thuhet në deklaratë.
Zyra e prokurorit nuk e përmendi vendin në qendër të hetimit. Deklarata e saj për shtyp i referohej vetëm një “shteti të Gjirit Persik”.
Ndërkohë që edhe -për të arrestuarit nuk dihet asnjë e dhënë tjetër përveç datave të tyre të lidhjes.
Të kontaktuar nga Euronews, shërbimet e shtypit të Parlamentit Evropian thanë se “Parlamenti Europian nuk komenton procedurat gjyqësore”.
Top Channel