Ministrat e Brendshëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar pranimin ose jo të Bullgarisë, Rumanisë e Kroacisë në zonën Schengen.
Gjasat për të mëdha për të marrë dritën jeshile i ka Kroacia. Një prej vendeve që po bën rezistencën më të madhe është Austria. Kryeministri i saj Karl Nehammer duket i gatshëm të lëshojë pe për Kroacinë, por nuk e do Bulgarinë dhe Rumaninë në zonën e lëvizjes së lirë. Të qënit pjesë e zonës pa kontrolle në kufijtë e brendshëm nënkupton që këto vende:
-Nuk kryejnë kontrolle në kufijtë e brendshëm (përkatësisht kufijtë ndërmjet dy shteteve anëtare të zonës Schengen);
-Kryejnë kontrolle të harmonizuara, bazuar në kriteret e përcaktuara qartë, në kufijtë e tyre të jashtëm (përkatësisht kufijtë ndërmjet një shteti që është anëtar i zonës Schengen dhe një shtet që nuk është anëtar i zonës Schengen).
Bullgaria, Kroacia, e Rumania janë shtete të BE-së, por jo anëtare të Shengenit, e për këtë arsye një fluturim nga njëri nga këto shtete në një shtet tjetër që është anëtar i zonës Schengen konsiderohet fluturim i jashtëm dhe i nënshtrohet kontrolleve kufitare. Vetë qytetarët e bllokut europian sakaq kanë të drejtë të lëvizin lirshëm gjatë udhëtimit brenda BE-së, pavarësisht nëse vendi është anëtar i zonës Schengen apo jo.
Parlamenti i Holandës miratoi në muajin tetor një rezolutë në muajin tetor, ku theksohej nevoja për një analizë më të thellë të funksionimit të rendit e ligjit si dhe nivelit të luftës kundër korrupsionit në Bullgari dhe Rumani. Përpjekjet e këtyre dy vendeve për hyrjen në zonën Shengen me 26 anetare janë bllokuar prej më shumë se një dekade. Vendet anëtare duhet ta miratojnë në mënyrë unanime pranimin e një shteti të ri.
Top Channel