Rreth 226 predha ruse të hedhura në Ukrainë, gjashtë viktima dhe disa të plagosur

07/12/2022 08:30

Forcat ruse kanë vazhduar bombardimin e qyteteve e fshatra në Ukrainën lindore, verilindore dhe jugore, duke shkaktuar të paktën gjashtë viktima.

Sipas kryebashkiakut të qytetit të vendosur nga Rusia, Alexey Kulemzin viktimat humbën jetën pas sulmeve me raketa artileri.

Një banore tregoi vendin e shkatërruar, duke përfshirë banesën e saj të kthyer në gërmadha.

“Ka njerëz që jetojnë atje. Njerëz! Ku gjuan? Shkoni në fusha dhe luftoni me njëri-tjetrin atje, jo këtu. Sa njerëz po vdesin tashmë?”, ajo tha.

Në rajonin Sumy (në kufiri me Rusinë) disa njerëz u plagosën nga granatimet, ndërsa guvernatori i rajonit Dmytro Zhyvytsky deklaroi se forcat ruse kishin gjuajtur rreth 226 predha mbi shtatë vende.

Top Channel