Modelja e rrjeteve sociale Ekaterina Kropaneva akuzohet së fundmi se zhantazhonte pedofilë ne internetit për para dhe mund të përballet me mbi 10 vjet burg për përfshirjen një bandë kriminale.
Megjithse Kropaneva ishte 18 vjeçe në kohën e veprimeve të saj, dy anëtare të grupit ishin 15-vjeçe në kohën e mashtrimit.
Një burrë i identifikuar si Alexander K, i biri i një oficeri policie është identifikuar si organizatori operacionit të zhvatjes dhe ekspozimit të pedofilëve.
Kropaneva kishte hequr dorë nga bashkëpunimi me bandën dhe është kthyer tashmë në një modele të suksesshme në rrjet, por hetuesit thonë se duhet të japë llogari dhe për të kaluarën.
Alexander Sapegin, kreu i komisionit rus të hetimit tha: “Nëse ata apo viktimat e tyre janë përfshirë në biseda, të tjerë anëtarë të bandës janë përfshirë në operacion”.
“Burrat krijonin profile në emër të vajzave, dhe bisedonin me [klientët] online, duke përfshirë dhe subjekte intime. Ata u thonin se ishin nën moshë, dhe ofronin të takoheshin.”
“Çdo burrë që vinte në takim takohej me vajzat, që ishin anëtare të bandës, të cilat pretendonin se ishin nën moshë”.
Meshkujt e bandës kanë pranuar se kërcënonin klientët e tyre se do t’i denonconin në polici ose të publikonin mesazhet e tyre ku vajzat pranonin se ishin nën moshë. Prandaj ata duhet të paguanin gjoba që arrinin deri në 10 000 dollarë.
Autoritetet thanë se të paktën $10,000 janë marrë nga 13 individë me moshë 35 deri në 55 vjeç, përfshirë dhe ish-të dënuar për krime seksuale, që kërkonin lidhje me vajza minorene.
Sapegin shtonte: “Një nga viktimat e zhvatësve kontaktoi me policinë.”
Në një deklaratë të policisë mbi çështjen thuhej: “Oficerët identifikuan jo vetëm anëtarët e bandës por dhe viktimat e grupit”.
Të gjithë të dyshuarit u identifikuan dhe u dokumentuan krimet e tyre në qytetin rus të Jekaterinburg.
Hetimet vazhdojnë.
Top Channel