Ukraina nuk gjen qetësi, alarme ajrore në pjesën më të madhe të vendit/ Zelensky: Mbrojtja ajrore rrëzoi…

05/12/2022 17:32

Volodymyr Zelensky ka deklaruar se mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi shumicën e raketave ruse këtë të hënë.

Presidenti ukrainas shtoi se punëtorët e energjisë kanë filluar tashmë punën e tyre për restaurimin e linjave të energjisë, të cilat u shkatërruan pas sulmeve ruse.

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar sulmet raketore që po ndodhin në të gjithë vendin këtë fillim jave, ndërsa alarmet u dëgjuan në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Sipas Komandës së forcave ajrore të Ukrainës ata kanë rrëzuar mbi 60 nga më shumë se 70 raketa të lëshuara nga Rusia sot.

Vala e sulmeve ajrore shkatërroi dy viktima, shkatërroi shtëpitë në jug dhe ndërpreu energjinë në veri.

Top Channel