Rusia sulm masiv me raketa në Ukrainë, vendi në errësirë! Putin zbarkon në Krime

05/12/2022 21:35

Rusia nisi ​​të hënën atë që Ukraina e quajti një “sulm masiv  me raketa” në të gjithë vendin, duke goditur shtëpi dhe ndërtesa, të cilat u kanë marrë jetën  2 personave deri më tani dhe kanë ndërprerë energjinë elektrike.

Breshëria e raketave, për të cilat forcat ukrainase thonë se mund të rrëzonin të paktën 60,  janë raundi i fundit i goditjeve nga Rusia, pasi ajo kërkon të ndërpresë totalisht furnizimin me energji të Ukrainës me afrimin e dimrit, pjesë e një strategjie të re në luftën e saj nëntëmujore.

Sirenat u dëgjuan në të gjithë vendin menjëherë pas sulmeve duke bërë që njerëzit tu drejtoheshin me shpejtësi vendstrehimeve. Mediat ukrainase raportuan shpërthime në disa pjesë të vendit deri në Odesa, ku kompania e ujësjellësit tha se energjia ishte ndërprerë aty duke e lënë qytetin pa ujë.

Sulmet në Ukrainë vijnë disa orë pas shpërthimeve në dy fusha ajrore ushtarake në territorin rus, edhe pse nuk ka asnjë shenjë se ato janë të lidhura.

Një cisternë karburanti atje shpërtheu duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë  .

Nga ana tjetër Presidenti rus Vladimir Putin, shkoi në krime ku drejtoi vetë një kamion që kaloi përmes urës që lidh vendin e tij me Gadishullin pas riparimit të saj nga një bombardim në tetor që kishte vënë në siklet Moskën.

 

Top Channel