Policia greke qëllon adoleshentin pasi iku pa paguar faturën e karburantit! Shpërthejnë protestat në vend

05/12/2022 22:08

Protesta të dhunshme shpërthyen në Greqinë veriore të hënën pasi policia qëlloi një adoleshent. 16-vjeçari nga komuniteti rom, po trajtohet në një spital në Selanik, pasi u qëllua nga një oficer në kokë.

Oficeri tashmë është arrestuar dhe pezulluar nga detyra, sipas policisë në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.  Policia e ndoqi adoleshentin pasi ai dyshohet se mbushi automjetin e tij në një pikë karburanti dhe u largua pa paguar.

Oficerët e një patrulle ndoqën kamionçinën e adoleshentit pasi një punonjës i pikës së karburantit raportoi se ai nuk kishte paguar një faturë prej 20 eurosh.

Ngjarja shkaktoi menjëherë zemërim. Protestuesit kryesisht  thyen xhamat e dyqane dhe hodhën molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës. Ata bllokuan rrugën kryesore jashtë spitalit ku po trajtohej djali, duke i vënë flakën kazanëve të mbeturinave

Marshimi përfundoi pa asnjë të arrestuar apo të lënduar. Anëtarët e komunitetit rom në Greqi dhe aktivistët e të drejtave të njeriut akuzojnë shpesh autoritetet greke për diskriminim.

 

 

 

Top Channel