Mbytet anija me emigrantë në ishullin italian/ Shpëtohen 32 persona, katër të zhdukur! Mes tyre dy fëmijë

05/12/2022 14:18

Një anije e vogël me gjatësi 6 metra, raportohet të jetë mbytur pasditen e djeshme në ujërat e ishullit jugor të Italisë Lapedusa.

Mediat italiane bëjnë me dije se 32 emigrantë, përfshirë tre gra u shpëtuan nga anija patrulluese e rojës bregdetare.

Megjithatë sipas autoriteteve katër persona janë zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë, njëri 6 vjeç dhe një foshnjë 6 muajshe, prindërit e të cilëve zbarkuan me 30 emigrantët e tjerë, ndërsa edhe dy burra raportohen të zhdukur.

Polumbarët dhe autoritetet e kërkim-shpëtimit po punojnë për gjetjen e katër të zhdukurve.

 

Top Channel