Ndërsa nafta në tregjet botërore po bie në nivelet më të ulëta që nga muaji shkurt i këtij viti, funksioni i Bordit të Transparencës duket gjithnjë e më i pavlerë dhe i dëmshëm për konsumatorët.

Në dy javët e fundit, Bordi ka dëshmuar se mblidhet jashtë orarit zyrtarit, në fundjavë dhe që pas sfidës së Ministres së Financave për të marrë pjesë në një mbledhje ende nuk kemi marrë një përgjigje.

Ndërkohë në fundjavë, teksa Maqedonia e Veriut e uli edhe më tej me 4 lekë çmimin e naftës, Bordi bëri dy lëvizje të njëpasnjëshme duke e rritur në një total prej 3 lekësh.

Sipas ekspertëve Bordi po dëmton qytetarët me çmimet më të larta të naftës në rajon

Bordi duhet të kthehet në një ent rregullatorë të përbërë nga profesionistë që varen nga Kuvendi i Shqipërisë, për një arsye të thjeshtë. Momentalisht Bordi ka anëtarë në të që duhet të jenë objekt hetimi, pra kemi një konflikt të pastër interesi. Në këto kushte ne nuk po funksionojmë në një treg të lirë, por oligopol”– shprehet administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku.

Mbajtja e çmimeve të larta sipas konfidustrisë po nxit edhe më tej kontrabandën e naftës

Çmimet e larta të naftës po nxisin një fenomen që është shumë i rrezikshëm dhe që duhet hetuar menjëherë. Si barra e lartë fiskale ashtu edhe çmimi kanë nxitur kontrabandën, e cila llogaritet në disa qindra miliona euro çdo vit në Shqipëri dhe këto janë para që vidhen nga xhepat e shqiptarëve“- shton Buxhukui.

Vendet e G7-ës arritën një marrëveshje mjaft të rëndësishme për kufizimin e çmimit të naftës ruse, e cila ka dërguar sinjale nëpër tregje në mbajtjen e çmimit të stabilizuar dhe në ulje. Ndërkohë Shqipëria prej katër ditësh naftë e blen 3 lekë deri në 8 lekë më shtrenjtë se vendet e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA