Epidemia e largimit të punëtorëve duket se i ka prekur pothuaj të gjithë gjithë bizneset të vegjël e të mëdhenj.
Ekspertët thonë se bizneset duhet të veprojnë, pasi edhe punonjësit që qëndrojnë, në këto rrethana aktuale, e mendojnë gjithashtu largimin.
Eksperti për ekonominë, Pano Soko shprehet se Biznesi do të duhet dhe do ta bëjë patjetër rritjen e pagave dhe duhen marra masa menjëherë për këtë lloj ‘epidemie’.
“Biznesi do të duhet dhe do ta bëjë patjetër rritjen e pagave, pasi këto janë rregullat e arta të ekonomisë që do t’i respektosh. Rritja e pagave duhet të bëhet në mënyrë substanciale. Praktikisht sot e kemi parë edhe biznesi e ka kuptuar që pika e ekuilibrit me paga 300-400 mijë lekëshe për kamarier, sot nuk është më. Sot banakieri nuk të vjen më më 500 mijë lekë, do të duhet një pagë prej 700-800 mijë lekë. Edhe ata që po qëndrojnë sot, ndoshta nesër nuk do të jenë më, do të ikin nesër, kështu që praktikisht për të vendosur ekuilibrin që të jesh i sigurt që punëtori që ke, nuk do të të ikë, do të duhet që të rrisin pagat edhe për ata që po qëndrojnë. Pasi duhet kuptuar që të qëndruarit është një proces dinamik. Sot qëndroj, nesër më mbushet mendja dhe iki. Por që ta mbash punëtorin lidhur duhet të trashësh litarin dhe litari është paga. Në të kundërt ne do të kemi hemorragji, siç kemi pasur deri më sot. Mungesa e forcës punëtore do të shuajë bizneset. Vetëm tek kjo rrugë që jemi ka patur 4 lavazhe, tani janë vetëm 2 pasi nuk gjenin dot punëtorë me ato paga të ulëta. Epidemia e largimeve nuk njeh të imunizuar. Siç morën masa për Covid 19 ashtu të marrin masa për këtë lloj epidemie. Mbetja pa forcë punëtore për çdo biznes është vetëvrasje”- shprehet eksperti për ekonominë, Pano Soko.
Top Channel