Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kandidatëve të Partisë Demokratike të Sali Berishës për zgjedhjet lokale të 2023.
Procesi i votimit ka mbaruar rreth orës 18:00 pothuajse në të gjithë vendin, ndërkohë në disa qytete është përfunduar edhe procesi i numërimit.
Kandidatët e fituar deri më tani nuk janë një surprizë për këto zgjedhje. Nga 56 bashki në të cilat u votua në total, kandidatët e Partisë së Lirisë kanë fituar të drejtën për të konkurruar në zgjedhjet lokale në Kuçovë me Lefter Maliqin, Prrenjas me Suzana Topin, Memaliaj me Albert Malajn dhe Skrapar me Eugen Mustafallarin.
Gara e fortë pritet të jetë në bashkinë e Tiranës ku janë shtatë kandidatë, por më e nxehtë gara pritet të jetë mes Këlliçit, Alimehmetit dhe Bogdanit.
- Në bashkinë e Memaliajt, pas numërimit të votave komisioni ka konfirmuar fitues Albert Malajn me 300 vota kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota, ndërsa 4 vota ishin të pavlefshme.
- Në Selenicë ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe për Bashkinë e Selenicës si kandidat i PD-së fiton Leonard Rakipaj me 270 vota nga 500 në total.
- Në bashkinë e Vaut të Dejës fitues është Zef Hila me 743 vota kundrejt Kol Shabanit me 117 vota.
- Në Bulqizë ka përfunduar numërimi ku fitues është shpallur Dëfrim Fiku me 453 vota duke lënë pas Fatos Hoxhën me 280 vota ndërsa 11 prej tyre ishin të pavlefshme.
- Në Shijak mbyllet numërimi. Kandidati fitues nga primaret është Rezeart Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.
- Mbyllet numërimi i votave të Primareve në Bashkinë Tepelenë. Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota te pavlefshme.
- Mbyllet votimi i Primareve në Bashkinë Gjirokastër. Pas numërimit të votave rezulton fitues Dorjan Lani 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në Primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 votues.
- Mbyllet votimi i Primareve në Bashkinë Këlcyrë. Pas numërimit të votave rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballë tij ishte Edmond Nano me 39 vota dhe 1 votë e pavlefshme.
- Mbyllet procesi u numërimit për Primaret në Lushnjë . Eduart Sharka ka dalë fitues me 1021 vota ndaj 88 vota Erjon Kercukut 9 të pa vlefshme.
- Në Pogradec rezultati mes garuesve ka qenë mjaft i ngushtë ku Oligert Muçllari ka marrë 289 vota ndërsa Zini Tollozhina 291 vota. 5 vota ishin të pavlefshme.
- Ne Divjakë fiton Aurel Malko me 869 vota ndërsa Gjergji Janko 470 dhe 11 të pa vlefshme.
- Në Devoll përfundon numërimi: 1184 vota Elvis Hajdërlli, 156 vota Vojsava Bregu, 18 vota Xhensila Kapo.
- Perfundon numërimi në Elbasan pa surpriza ku gjithsej kane votuar 2183 persona. Nga të cilat 2168 kanë votuar pro Luçiano Bocit,7 kundër dhe të pavlefshme 8.
- Ne Cërrik është mbyllur numërimi. Sipas rezultateve Servet Duzha ka marrë 260 vota ndërsa Ankelita Cela 107 vota.
- Mbyllet procesi i numërimit ne Kurbin. Shpallet fitues Behar Haxhia me 1358 vota nga 1800 votues total.
- Në Librazhd: Shaqir Kuka 55 vota, Ndricim Lila 45 vota, Mereme zeneli 59 vota, Agron Mekshi 23 vota, Arjanit Leka 149 vota, Shefki Çota 309 vota, 2 vota te pavlefshme.
- Në bashkinë Klos: Bedri Hoxha 758 vota, Basir Çupa 528 vota, Veri Kuka 6vota.
- Në Bashkinë Maliq, Primaret janë fituar nga Alfred Gega me920 vota nga1236 votues duke lënë kështu në vendin e 2-të kandidatin Alfred Berberi me 315 vota.
- Në Korçë : Ledina Alolli 619vota, Gjergji Gjata 426vota, Entela Dvorani 47 vota. Te pavlefshme 16 vota.
- Mbyllet procesi i numërimit edhe ne Mirditë. Nga 817 votues, kanë dalë ne balotazh Albert Mylyshi dhe Aleksander Lala.
- Hysni Sharra fitues i primareve ne Vlorë. Sharra ka dalë fitues duke marrë 549 vota. Kandidatet e tjera Nada Daullja ka marrë 250 vota. Alta Haluci 231 vota. Kanë votuar 1040 anëtarë ,10 të pavlefshme.
- Në përfundim të procesit te numërimit për primaret në Durrës, kandidat zyrtar për kryetar bashkie i opozitës rezulton Igli Cara. Ai ka marrë me 1399 vota kundrejt 299 votave të Armand Dervishit, ndërsa 3 vota qenë të pavlefshme.
- Në Përrenjas nga 217 Votues: 150 vota janë për Suzana Topin, 60 për Mediun Lekën, 7 të pavlefshme.
- Nga votimet e ditës së sotme kanë marrë pjesë 1970 anëtarë dhe simpatizane në Lezhë. Në përfundim të votimeve dhe numërimit total të votave ka dhënë këtë rezultat.Pashk Gjoni 1026 vota ose 52%, Salvador Kaçaj 660 vota ose 33.5%
- Në bashkinë e Kamzës vendin e parë e ka fituar Arjan Hoxha, kreu aktual i degës.
Për herë të parë kanë votuar jo vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët, të cilët mbështesin kandidatët, që do të garojnë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Kandidati shpallet fitues vetëm nëse merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme në një zonë të caktuar.
Në rast se asnjë nga kandidatët nuk merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i votave të vlefshme, atëherë kalojnë në balotazh dy kandidatët me numrin më të lartë të votave. Në rast ndarje votash në mënyrë të barabartë, kandidati apo kandidatët që kalojnë në balotazh hidhen me short.
Top Channel