Vaksina anticovid po refuzohet/ Në qendrat shëndetësore po bëhet vetëm vaksina kundër gripit

03/12/2022 15:24

Për të rritur vaksinimin ndaj covid autoritetet shëndetësore rekomanduan aplikimin në të njëjtën ditë të vaksinës anti grip dhe asaj të covid, por në krah të ndryshëm.

Por shqiptarët duket se po e refuzojnë vaksinën anticovid pasi kur shkojnë në qendra shëndetësore kërkojnë të bëjnë vetëm vaksinën e gripit.

Mjekët thonë se në këtë periudhë ka pasur shumë raste me viroza dhe se qarkullojnë disa lloje.
Por edhe pse rastet pozitive me covid janë të pakat, virusi vazhdon të qarkullojë.

Mjekët vijojnë të bëjnë thirrje për ata që nuk kanë bërë dozën e tretë të vaksinimit të shkojë për t’u vaksinuar dhe po kështu të bëhet doza buster pasi imuniteti i fituar nga vaksina e bërë shumë herët apo nga infektimi nga virusi nuk zgjat për kohë të gjatë.

Top Channel