Arbër Çepani është i eliminuari i natës së nëntë së “Dancing With The Stars”.

Arbri garoi në fund në një dance off përballë Ardit Çunit dhe juria shpëtoi këtë të fundit.

Sfida e dance off këtë mbrëmje erdhi me një formulë të re. Pasi kërcyen me partnerë të rinj këtë spektakël, dy më pak të votuarit nga votat e jurisë dhe publikut, Arditi dhe Arbri u rikthyen me partneret zyrtare dhe improvizuan njëkohësisht në skenë një Freestyle, me këngën “I will survive”. Nga kjo sfidë, shpëtoi Arditi, pasi juria theksoi se “ka më shumë për të dhënë në këtë skenë”.

Si rrallëherë një metodë e re ndryshoi rrjedhën e çifteve të konkurrentëve, të cilët me anë të “Sfidës së Partnerëve” bënë zgjedhje të reja.

Julka Gramo dhe Jurgeni hapën me një Rock and Roll natën e nëntë të “Dancing With the Stars”, por mori shumë kritika nga juria.


Salsano Rapi sfidoi veten këtë mbrëmje me një tango krah partneres së tij të re, Ledias. Juria vlerësoi lëvizjet e tangos të sakta, por tha se mungonte emocioni.


Arbër Çepani  krah partnerit të ri Silvesterit, me një Konterporane solli një ndërthurje emocionesh në skenën e “Dancing With the Stars”.


Sara Hoxha erdhi në skenë më një pasadoble të fuqishme me Ledianin. Juria kishte vlerësim, ashtu sikurse dhe shumë kritika për Sarën.


Elhaida Dani erdhi sensuale edhe këtë mbrëmje në skenën e “Dancing With The Stars”, me një bachata krah Luixhinos. Juria kritikoi performancën, sidomos disa lëvizje apo shprehi të artistes.


Megi Pojani me Lorin, kërcyen një tango argjentinase tejet sensuale. Befasi për publikun ishte mënyra se si vajzat e mbyllën koreografinë, me një puthje në buzë.


Një vals plot pasion ishte kërcimi i Ardit Çunit sonte me partneren e re të kësaj nate, Erisën. Pjesë e koreografisë ishte një puthje në buzë, që Arditi e ndryshoi pas puthjes që pa mes Megit dhe Lorit.


Isli Islami dhe Jora realizuan një Salsa, e cila mori kritika e vlerësime nga juria e “përçarë”.

Top Channel