Një vals plot pasion ishte kërcimi i Ardit Çunit sonte me partneren e re të kësaj nate, Erisën.

Pjesë e koreografisë ishte një puthje në buzë, që Arditi e ndryshoi pas puthjes që pa mes Megit dhe Lorit. Këngëtari u revoltua pasi tha se puthja e Megit ishte jashtë koreografisë që kishte treguar në provë dhe si për t’ia kthyer, dhe ai ndryshoi një pjesë të performancës, duke e dhënë puthjen në mes dhe jo në fund të valsit.

Juria kitikoi hapat e valsit të Arditit dhe tha se më shumë dukej si tango se sa vals.

“Nuk ishte eleganca e një valsi. Ndoshta xhaketa, postura, por dukeshe si i futur në ujë, nuk më pëlqeu. Ky është një nga zhanerët më të dobët që unë të kam parë deri tani”, tha Kledi Kadiu.

Pas shumë kritikave, juria dha në total 31 pikë.

Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve. Kodi për Arditin është VIP8.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel