Megi Pojani këtë javë nuk ka partner Jurgenin, por ‘goditi’ me një kërcim me motrën e tij Lorin, që e zgjodhi si partnere në këtë sfide të re në “Dancing With The Stars”.

Të veshura njësoj me minifund, këmishë dhe kollare, moderatorja dhe balerina kërcyen një tango argjentinase tejet sensuale. Befasi për publikun ishte mënyra se si vajzat e mbyllën koreografinë, me një puthje në buzë.

“E kishim vendosur që nëse kërcimi do të shkonte mirë, do ta festonim me një puthje”, tha Megi.

Megi mori vlerësime pozitive nga juria, që më tej komplimentoi dhe Lorin që i ka mësuar hapa që sikurse Dalina tha, nuk i kemi parë në këto tetë javë nga Megi.

“Ajo që pashë sot ishte se Lori ishte shumë e fortë, të ka bërë ty të nxjerrësh më të mirën tënde, kërceve aq bukur sa nuk kam një koment. Jurgeni të ka përkëdhelur shumë”, tha Valbona Selimllari.

Nga juria, vajzat morën 39 pikë.

Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve. Kodi për Megin është VIP10.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA