Kur ishte i vogël ai donte të bëhej balerin dhe “Dancing With The Stars” po ia plotëson javë pas jave këtë ëndërr.

Salsano Rapi sfidoi veten këtë mbrëmje me një tango krah partneres së tij të re, Ledias.

Juria vlerësoi lëvizjet e tangos të sakta, por tha se mungonte emocioni. “Ke qenë shumë i ngrirë”, tha Kledi Kadiu.

Nga juria, Salsano mori 30 pikë, ndërkohë që duke krahasuar tangon e tij dhe të Lorit që ka pasur partnere në tetë javët e shkuara dhe që sot kërceu me Megin, aktori tha se “tangoja e Lorit ishte më e mirë se e tija”.

Sonte, 8 çiftet do të kërcejnë në zhanre të ndryshme dhe si çdo javë, në fund të performancave do të vlerësohen me pikë nga juria. Votat tuaja do të jenë shumë të rëndësishme për të shpëtuar të preferuarin tuaj. Ju do të votoni për VIP-in, me kodin që ai ka pasur gjatë gjithë këtyre javëve.

Kodi për Salsanon është VIP11.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel