Një grupim prej 20 artistësh ekspozojnë punët e tyre në Galerinë e Tiranës, në ekspozitën Tradita.

Ato i përkasin gjinive të ndryshme, portrete, peizazhe, kompozime dhe punime të tjera.

Por punët që kryesojnë i përkasin Guri Madhit Sali Shijakut dhe Shaban Hysës.

Artistë nga Tirana, Korça, Berati, etj, janë pjesë e ekspozitës, por nuk mungojnë dhe artistë shqiptarë që vijnë nga Greqia. Lec Shkreli, Minella Tanellari, Buron Kaceli, Romeo Goliku, Robert Përmeti, Roland Karanxha, Idriz Balani, Llambrini Dena, Emiona S. Nako, Pëllumb Bylyku, Agron Polovina etj janë disa prej aristëve pjesmarrës.

Ekspozita, që u çel në ditët e festave të nëntorit sipas piktorit Robert Përmeti vjen dhe si një mesazh i artistëve për këto ditë për të uruar gjithë shqiptarët dhe kolegët e tyre. Ekspozita do të qëndrojë rreth dhjetë ditë në GAT.

Top Channel