“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve duhet të ketë përgjegjësin dhe koston e vet 12/09 14:16
Gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, deputetja e PD dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku përshëndeti angazhimin e Bashkimit Europian për zgjerim në Ballkanin Perëndimor.
Duke u ndalur në Samitin e BE që pritet të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë, Tabaku theksoi se kjo nismë është tejet e rëndësishme për situatën në të cilën ndodhet rajoni dhe mbi të gjitha për situatën gjeopolitike në Europë dhe më gjerë.
Tabaku u fokusua më tej, në dy pyetje konkrete drejtuar reporteres Santos që lidhen me shqetësimin e PD sic është tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale.
Top Channel