Delegacioni gjerman që shoqëron presidentin Steinmeier në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Mundësi të reja bashkëpunimi, sidomos për energjinë e rinovueshme

01/12/2022 14:07

Delegacioni që shoqëron Presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili nisi sot një vizitë zyrtare dyditore në Tiranë, u prit edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj. N

Në bisedën me ta, Veliaj tha se veç projekteve të suksesshme që Shqipëria dhe Tirana ka me GIZ-in dhe KFW-në, po shihet mundësia për bashkëpunime në fusha të reja, me impakt në ekonomi, e sidomos ato në energjinë e rinovueshme.

“Më vjen mirë që, këto dy ditë, kemi një mundësi fantastike për të punuar me biznesin gjerman dhe për të parë mundësi për shtimin e bashkëpunimit. Ne punojmë fort me GIZ-in, me KFW-në, me disa nga agjencitë gjermane në Tiranë, dhe mezi pres që projektet tona, sidomos ato për mobilitetin, të ecin më shpejt. Jam shumë entuziast edhe për faktin se kemi disa ide për projekte me energjinë, sidomos me energjinë e rinovueshme, në një kohë kur lufta, më shumë se sa të na mpijë, duhet të na zhdërvjelltësojë, për të parë mundësi të reja si të përdorim energjinë diellore, ose energjinë me erë, pra të kemi mundësi të fitojmë atë që quhet pavarësia energjetike. Shqipëria është shumë afër sepse prodhon pjesën më të madhe me hidro, por edhe ne këtu në Tiranë duam që të bëjmë pjesën tonë, për shembull me përdorimin e Bovillës si një hapësirë për panele diellore,” u shpreh ai.

Përfaqësuesit e delegacionit gjerman, po ashtu, e vunë theksin te projektet energjetike: “Është hera ime e dytë që vizitoj Tiranën. Kam qenë këtu edhe para 5 vitesh dhe tani jemi me delegacionin e presidentit Steinmeier. Jam i lumtur që po shohim qytetin tuaj, i cili ka ndryshuar shumë në vitet e fundit. Ne kemi ardhur këtu me ekspertë të çështjeve kulturore, ekonomike, mjedisore dhe do na pëlqente të kishim një dialog të qëndrueshëm dhe gjithashtu, të shohim mundësinë e të pasurit të projekteve të përbashkëta, si në rastin e energjisë së rinovueshme, në efiçencën energjitike, si edhe në tema të tjera për të ardhmen tonë të përbashkët,” deklaroi drejtuesi i delegacionit.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shoqëroi sot Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në vendosjen e një kurore me lule në memorialin e Dëshmorëve të Kombit “Nënë Shqipëri”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA