Gramoz Pashko, një prej liderëve themelues të Partisë Demokratike në fillimet e demokracisë humbi jetën në një aksident tragjik16 vite më parë.

Ai po transportohej drejt Italisë për një trajtim të specializuar teksa kishte pësuar një aksident në plazhin e Palasës por mjeti fluturues u zhduk në ujërat e Adriatikut.

Së bashku me të, humbën për të mos u gjetur kurrë i biri Rubeni, mjeku që e shoqëronte dhe 3 pjesëtarët e ekuipazhit. Për herë të parë, emisioni “Inside Story” do të zbardhë në puntatën e kësaj të marte dosjen e plotë hetimore të ngjarjes që mbart ende mjaft mister.

Nga aksidenti i çuditshëm në brigjet e Palasës te shkelja e protokolleve të fluturimit, që mendohet se solli aksidentin tragjik.

Inside Story

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA