Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Putini po dështon në Ukrainë dhe përpiqet të përdorë dimrin si armë

29/11/2022 15:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Vladimir Putin po dështon në Ukrainë dhe se Rusia po përpiqet të përdorë dimrin e ftohtë si armë.

“Fokusi kryesor tani është në mbështetjen e Ukrainës, duke siguruar që presidenti Putin të mos fitojë, por që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran në Evropë”, tha ai.

Ministrat e jashtëm të NATO-s po takohen sot në Rumani për të siguruar mbështetje shtesë për Ukrainën, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë infrastrukturën e saj energjetike.

Stoltenberg shtoi se aleatët e bllokut kanë dorëzuar gjeneratorë dhe pjesë këmbimi për të ndihmuar Kievin të rindërtojë objektet e tij të dëmtuara të energjisë. Sipas Sky News sulmet kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ujë dhe ngrohje.

Ata që marrin pjesë përfshijnë sekretarin e shtetit të SHBA Antony Blinken dhe sekretarin e jashtëm të MB James Cleverly.

Takimi dy-ditor përfshin bisedime mbi ndihmën e shtuar, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore, municionet dhe ndihmat me karburant, furnizimet mjekësore e pajisjet për dimër.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba është gjithashtu i pranishëm në këtë takim të rëndësishëm që po zhvillohet.

Aleatët e NATO-s kanë mbështetur Ukrainën me që pas nisjes së luftës me armë, municione, pajisje të tjera ushtarake dhe trajnime.

Top Channel