Presioni i Tunizisë nuk jep efekt, Australia siguron fitoren e parë në Katar
26/11/2022 13:13
Australia mposhti 0-1 Tunizinë falë një goli të shënuar nga Mitchell Duke në mesin e pjesës së parë.
Sulmuesi 31-vjeçar që aktivizohet në Japoni, realizoi një gol shumë të bukur me kokë, i cili i dhuroi Australisë pikët e para në grupin D.
Tunizia luftoi fort, ushtroi presion dhe krijoi disa mundësi të mira, por lojtarët e Jalel Kadri nuk ia dolën ta mposhtnin portierin Matheë Ryan. Francë-Danimarkë është përballja tjetër e raundit të dytë në këtë grup, sfidë që fillon në orën 17:00.
Grupi D kryesohet momentalisht nga Franca dhe Australia me nga tri pikë, ndërkohë që Tunizia dhe Danimarka numërojnë nga një pikë për momentin./supersport
Top Channel